Me çantat plot drogë në kufirin greko-maqedonas, arrestohet shqiptari

Me çantat plot drogë në kufirin greko-maqedonas, arrestohet shqiptari

17:56, 16/09/2021
A+ Aa A-

Një shqiptar është kapur në kufirin greko-maqedonas, në zonën e Polikastros.

Ai ka tentuar që të hyjë në territorin grek, ndërsa ishte furnizuar me lëndë narkotike.

Shqiptari 38 vjeç u kap në flagrancë, me 32 kilogramë marijuanë dhe në furgonin që drejtonte, janë gjetur dy çanta me 20 pako drogë.

Po ashtu, policia në këtë operacion ka sekuestruar 700 euro dhe dy celularë, të dyshuara se përdoreshin nga autori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco