Kapet në Spanjë rrjeti i drogës, i besuari i kreut të grupit ishte një shqiptar

Kapet në Spanjë rrjeti i drogës, i besuari i kreut të grupit ishte një shqiptar

16:37, 16/09/2021
A+ Aa A-

Autoritetet spanjolle kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Trident”, ku në pranga kanë rënë 12 persona, mes tyre dhe shqiptarë.

Mediat në Spanjë shkruajnë se grupi operonte në Huesca dhe se kishin në përbërje të tyre 8.200 bimë narkotike marijuanë.

Hetimi ka nisur në vitin 2020 dhe personat e arrestuar akuzohen për kultivim droge dhe trafikim të saj.

Grupi drejtohej nga një i ri, ndërsa për të mbikëqyrur punët ai kishte punësuar një toger policia dhe një të ri me origjinë shqiptare.

Ky i fundit ishte i besuari i bosit të madh të drogës, që e kishte ngarkuar shqiptarin për t’u marrë me pjesën e trafikimit dhe kultivimit.

Për të fshehur gjurmët ai ishte i pajisur me një pasaportë të rremë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco