ILD kërkon ulje të pagës në 40% deri në 1 vit për gjyqtarin Hektor Sinanaj Artur Metani, Inspektor i Lartë i Drejtësisë

ILD kërkon ulje të pagës në 40% deri në 1 vit për gjyqtarin Hektor Sinanaj

15:32, 16/09/2021
A+ Aa A-

Inspektori i Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, i propozon Këshillit të Lartë të Drejtësisë procedim disiplinor me “ulje të pagës deri në 40%, deri në 1 vit”, ndaj gjyqtarit Hektor Sinanaj.

Hetimi disiplinor ndaj gjyqtarit të Vlorës ka nisur më 25 prill të 2017-s nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe 15 qershor të këtij viti i kaloi për vazhdimin e hetimeve Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë rezultoi se magjistrati në mënyrë të përsëritur nuk ka zbatuar legjislacionin procedurial.

Gjithashtu, veprimet e kryera nga ana e magjistratit, kanë sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, kanë cenuar prestigjin e gjyqtarit, si dhe besimin e publikut te drejtësia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco