Mbërrin me urgjencë në spital 16-vjeçarja me Covid dhe pa asnjë sëmundje bashkëshoqëruese

Mbërrin me urgjencë në spital 16-vjeçarja me Covid dhe pa asnjë sëmundje bashkëshoqëruese

12:35, 16/09/2021
A+ Aa A-

Orët e para të mëngjesit të sotëm në Spitalin Infektiv mbërrin një urgjencë e papritur.

Në orën 04:00, një vajzë 16-vjeçare e prekur nga Covid ka mbërritur në gjendje të rënduar.

“Fax News” raporton se adoleshentja nuk ka asnjë sëmundje bashkëshoqëruese dhe prej ditësh ishte prekur nga virusi famëkeq. Fillimisht vajza kishte qëndruar në shtëpi por mbrëmjen e djeshme ishte përkeqësuar gjendje e saj shëndetësore.

Situata në Spitalin Infektiv është e rënduar për shkak të fluksit të rënduar të pacientëve, ndërsa familjarët presin me orë të tëra jashtë për të marrë informacion për gjendjen e të sëmurëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco