Akuzohet për fshehje të pasurisë, Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen e ish-gjyqtarit kushtetues

Akuzohet për fshehje të pasurisë, Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen e ish-gjyqtarit kushtetues

12:11, 16/09/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen në ngarkim të ish-gjyqtarit kushtetues, Fatos Lulo, i akuzuar për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. 

Në seancën paraprake GJKKO vlerësoi të mos e kalojë për gjykim dosjen, por ta ridërgojë në prokurori për plotësim të hetimit.

Përmes avokatit të tij, Klodian Skënderi, Lulo këmbënguli se nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe se pasuria e tij justifikohej në burime të ligjshme.

SPAK njoftoi në korrik mbylljen e hetimit për Lulon, të cilit më herët iu sekuestrua me kërkesë të SPAK një dyqan me sipërfaqe Fatos Lulo 172 m2, në rrugën e Durrësit në kryeqytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco