VIDEO/ ‘Berati qytet i veçantë për artistët’, pesë piktorë prezantojnë punimet e tyre

VIDEO/ ‘Berati qytet i veçantë për artistët’, pesë piktorë prezantojnë punimet e tyre

12:07, 16/09/2021
A+ Aa A-

Berati ishte ndalesa e radhës e ekspozitës “StudiO e hapur”, ku pesë piktorë nga qytete të ndryshme të vendit, prezantuan punimet e tyre në pikturë. Ekspozita tërhoqi vëmendjen e shumë artdashësve beratas, ndërsa piktorët e cilësuan Beratin si një qytet të vaçant për artistët.

Nga Syri Tv

"Studio e hapur” titullohet ekspozita e çelur në Berat nga 5 piktor të njohur shqiptar. Berati, qyteti i artit e kulturës dhe me admirues të shumtë të pikturës, bëri bashkë 5 artistët e njohur Buron Kaceli, Emijona Stasi, Vangjo Vasili, Gjergji Marko dhe Agron Polovina.

Pesë artistët e të njëjtës gjenerate dhe me shtigje të përbashkëta krijuese erdhën në Galerinë e Arteve "Eduart Lear" në Berat me një krijimtari bashkëkohore e figurative, ku dallohet mjeshtërisht në çdo vepër "peneli" që është një nga elementët më të rëndësishëm të krijimtarisë së tyre të përbashkët.

Për piktoren nga Durrësi, Emijona Stasi, Berati mbetet përherë një qytet i veçantë dhe atraktiv dhe kësisoj-sipas saj-edhe më i lakmuari nga artistët.

Piktori Buron Kaceli,me titullin "mjeshtër i madh",ka theksuar se,Berati është një qendër e rêndësishme e kulturës shqiptare, Berati është një thesar në vetvete për kulturën dhe çelja e kësaj ekspozite ishte një kënaqësi e veçantë pêr të.

Ekspozita e 5 piktorëve shqiptar do të qëndrojë e hapur për 1-javë në Galerinë e Arteve "Eduart Lear" në Berat, ku admiruesit beratas të pikturës do të mund të shijojnë 60 punimet e ekspozuara në të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco