Kapen me heroinë në doza të vogla, 2 të arrestuar në Elbasan e Berat

Kapen me heroinë në doza të vogla, 2 të arrestuar në Elbasan e Berat

10:37, 16/09/2021
A+ Aa A-

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit dhe Beratit pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë narkotike të llojit heroinë.

Policia bën me dije ne së Elbasan u arrestua shtetasi H. H., 26 vjeç, banues në Elbasan, të cilit  ju gjet dhe sekuestrua një sasi dozash me lëndë narkotike të llojit heroinë.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Në Berat u arrestua shtetasi E. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Sipas policisë, gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi dhe në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike heroinë dhe një peshore elektronike.  

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. I., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale "Moskallëzim krimi".  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco