Kanabis në oborrin e shtëpisë, dy të arrestuar në Memaliaj

Kanabis në oborrin e shtëpisë, dy të arrestuar në Memaliaj

08:52, 16/09/2021
A+ Aa A-

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Memaliajt të akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se të arrestuarit janë shtetasit F. Sh., 54 vjeç dhe P. Sh., 62 vjeç, banues në fshatin Toç, Memaliaj, pasi këta shtetas në bahçet e banesave të tyre kanë tentuar të kultivojë bimë narkotike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit F. Sh. u gjetën një sasi lënde narkotike.

“Goditen dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të  kontrollit në territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike,  kanë evidentuar dhe goditur dy raste të kësaj veprimtarie kriminale.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. Sh., 54 vjeç dhe P. Sh., 62 vjeç, banues në fshatin Toç, Memaliaj, pasi këta shtetas në bahçet e banesave të tyre kanë tentuar të kultivojë bimë narkotike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit F. Sh. u gjetë një sasi lënde narkotike”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco