I riu shqiptar humb kontrollin e makinës dhe përplaset me kamionin, vdes tragjikisht

I riu shqiptar humb kontrollin e makinës dhe përplaset me kamionin, vdes tragjikisht

08:09, 16/09/2021
A+ Aa A-

Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident me makinë në Greqi. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të së mërkurës në Livadia të Greqisë.

Mediat helene raportojnë se 32-vjeçari shqiptar ishte duke udhëtuar me makinë në drejtim të zonës së Tebës, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pjesën e pasme të një kamioni.

Thuhet se përplasja ka qenë shumë e fortë, sa që është dashur ndërhyrja e forcave të zjarrfikëses me qëllim nxjerrjen e shqiptarit të plagosur prej mjetit, ndërsa ai ka humbur jetën në spital.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit në fjalë, ndërsa policia po heton.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco