VIDEO/ Vrasja e motrave në Astir, mbyllen hetimet. Përparim Ademi, i pandehur në gjykatë

VIDEO/ Vrasja e motrave në Astir, mbyllen hetimet. Përparim Ademi, i pandehur në gjykatë

19:11, 15/09/2021
A+ Aa A-

Përparim Ademi do të përgjigjet para gjykatës për akuzën e vrasjes së dy ose më shumë personave për shkak të marrëdhënieve familjare. Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet për vrasjen e motrave Zhaneta Metani e Kristina Bardhi dhe pritet të dorëzojë dosjen për gjykim

Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet për Përparim Ademin, 59-vjeçarin e vënë në pranga për vrasjen e motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi në dhjetor të 2020, duke kërkuar gjykimin e tij për akuzën e “Vrasjes së dy ose më shumë personave” kryer për shkak të marrëdhënieve familjare.

Përgjatë hetimeve, Prokuroria kreu edhe një akt-ekspertim për gjendjen e shëndetit mendor të Ademit, i cili vlerësoi se ishte i përgjegjshëm dhe 59-vjeçari nuk vuan nga rregullime.

Nga të gjitha verifikimet, Prokuroria thotë se motiv i vrasjes është xhelozia dhe mospranimin e ndarjes nga motrat, duke krijuar konflikte të vazhdueshme, që çuan deri në vrasje.

Ngjarja është regjistruar mesditën e 31 dhjetorit në një apartament në zonën e Astirit, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe djali i një prej viktimave.  Ademi ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të derës së apartamentit dhe pasi është futur në brendësi ka qëlluar me disa plumba në drejtim të dy motrave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco