Aksidentet në tunelet e ish-sheshit ‘Shqiponja’, flet eksperti i sigurisë rrugore Mamir Hodo

Aksidentet në tunelet e ish-sheshit ‘Shqiponja’, flet eksperti i sigurisë rrugore Mamir Hodo

19:08, 15/09/2021
A+ Aa A-

Një numër i konsiderueshëm aksidentesh janë shënuar në tunelet tek ish-sheshi Shqiponja në kryeqytet, edhe pse të sapondërtuara. Sipas ekspertit të sigurisë rrugore Mamir Hodo, mungesa e sinjalistikës dhe kthesat e forta përbëjnë rrezikshmërinë më të lartë duke u bërë shkak për aksidente dhe përmbysjen e automjeteve. Ekspertët u bëjnë apel drejtuesve të tregohen të kujdesshëm.

Edhe pse të sapondërtuara dhe të vëna në funksion së fundmi, tunelet tek ish-sheshi Shqiponja në kryeqytet janë bërë shkak i shumë aksidenteve gjatë ditëve të fundit. Mjetet e përmbysura në tunele kanë shkaktuar bllokim të rrugës, duke vënë në rrezik jetën e drejtuesve të automjeteve dhe pasagjerëve. Problematikat që shkaktojnë aksidente në këtë zonë, sipas ekspertit të sigurisë rrugore Mamir Hodo, janë mungesa e sinjalistikës dhe kthesat e forta në tunele.

Eksperti i Sigurisë Rrugore, Mamir Hodo, bëri apel për drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdesshëm.

Në të gjitha tunelet fuksionale që janë ndërtuar në këtë zonë, sipas ekspertëve vërehen problematika të shumta me sinjalistikën por edhe mënyrën e ndërtimit të rrugës, të cilat edhe në të ardhmen mund të kthehen në burim aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

aaaaa15/09/2021 21:40

Nuk jan mesuar me tynele shqiptaret o budallenj....duan rruge me gropa.

Shto koment

Denonco