VIDEO- SYRI TV/ Aksidentet te tunelet e Unazës, eksperti: E kanë fajin kthesat e forta

VIDEO- SYRI TV/ Aksidentet te tunelet e Unazës, eksperti: E kanë fajin kthesat e forta

19:24, 14/09/2021
A+ Aa A-

Në 24 orë, 4 automjete janë përmbysur në tunelet tek ish-sheshi Shqiponja në kryeqytet. Sipas ekspertit të sigurisë rrugore Artur Sulçe, mungesa e sinjalistikës dhe kthesat e forta përbëjnë rrezikshmërinë më të lartë. Ai bëri apel për drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdesshëm

4 aksidente janë regjistruar në harkun kohor të 24 orëve në tunelet që janë vënë në funksion së fundmi tek ish-sheshi Shqiponja në kryeqytet.

Mjetet janë përmbysur në brendësi të tunelit, duke shkaktuar bllokim të rrugës e trafik, si dhe duke vënë në rrezik jetën e drejtuesve të automjeteve dhe pasagjerëve.

Por cilat janë problematikat që shkaktojnë aksidente në këtë zonë?

Eksperti i sigurisë rrugore Artur Sulçe, ka treguar për Syri TV se mungesa e sinjalistikës dhe kthesat e forta, përbëjnë rrezikshmërinë më të lartë.

Eksperti i sigurisë rrugore, Artur Sulçe, bëri edhe një apel për drejtuesit e automjeteve.

Në të gjitha tunelet funksionale që janë ndërtuar në këtë zonë, sipas ekspertëve vërehen problematika të shumta me sinjalistikën, por edhe mënyrën e ndërtimit të rrugës, elementë të cilët edhe në të ardhmen mund të kthehen në burim aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

14/09/2021 22:27

Nuk jam eksperte trafiku dhe as e ngas makinen, por si pasagjere kur hyra ne tulet pata nje ndjesi jo te mire qe ma shkaktoi pasiguria nga kthesa e forte brenda ne tunel. Nuk e di kush e ka projektuar, por duket qe nuk eshte ekspert

Aqif14/09/2021 20:45

Po tani pyeten ekspertët për këtë investim kaq të rëndësishëm ???!!! Që kur kalova për herë të parë tek tuneli i daljes që të çon në Astir, thashë që këtu do bëhen aksidente, sepse rrezja në fillim të kthesës në hyrje të tunelit të gënjen. Shoferi llogarit se me shpejtësinë që ka (tabelës së kufizimit të shpejtësisë shumica nuk i japin rëndësi) do të arrinj ta marrë kthesën duke gjykuar nga rrezja e kthesës në hyrje të tunelit, por sapo futet tamam në tunel, rrezja e kthesës fillon dhe ngushtohet, dhe ai vihet në vështirësi të kontrollojë trajektoren e makinës. Që atë ditë vendosa që në hyrje të asaj tunel-kthese të jem gjithmonë nga krahu i brendshëm i kthesës, që të shpëtoj nga ndonjë që vjen me shpejtësi dhe nuk do arrijë ta mbajë trajektoren, duke dalë në rastin më të mirë në korsinë tjetër, në rastin më të keq, do përplaset me një makinë që mund të ndodhet në atë korsi, ose do përplaset me murrin e faqes anësore të tunelit.

Shto koment

Denonco