Ushtroi dhunë ndaj gruas së tij, arrestohet vlonjati, në banesë i gjendet …

Ushtroi dhunë ndaj gruas së tij, arrestohet vlonjati, në banesë i gjendet …

09:50, 14/09/2021
A+ Aa A-

Një 55-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pas dhunës që ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, ndërkohë që në banesë i është gjetur dhe një sasi lënde narkotike e llojit kanabis. Tashmë mbi burrin dhunues do të rëndojë dhe akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” shtetasin  B. L., 55 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 kg e 200 gr lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco