Mega-operacion me helikopter kundër mafias shqiptare në Gjermani

Mega-operacion me helikopter kundër mafias shqiptare në Gjermani

10:28, 13/09/2021
A+ Aa A-

Gazeta gjermane BILD shkruan se forcat speciale kanë konkretizuar një mega-operacion kundër mafias shqiptare.

“Një operacion spektakolar i planifikuar deri në detaje. Pas muajsh hetime, detektivët e anti-drogës nuk donin të linin asnjë të dyshuar të arratisej. Tetë persona u arrestuan për hashash në zonën e Ruhrit,” shkruan gazeta.

Operacioni i forcave speciale, ku u përfshi edhe reparti i specializuar SEK, u mbështet nga ajri me helikopter.

Forcat speciale ndaluan një furgon të bardhë, ku arrestuan disa prej të dyshuarve. Gjatë natës u kontrolluan edhe dy makina të tjera dhe pesë apartamente.

Një zëdhënës i policisë tha se janë gjetur sasi të mëdha kanabisi gati për përdorim si dhe prova të tjera.

Personat e arrestuar do dalin përpara gjykatës. Mes tetë të arrestuarve është edhe një femër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco