Lajmi i fundit

DOKUMENTI/ Zbulohet letra e Agaçit: Po, jam i përfshirë në marrëveshjen për emigrantet

Vrau ish-gruan me bukë në gojë, ja ekspertiza që liroi 31-vjeçarin

Vrau ish-gruan me bukë në gojë, ja ekspertiza që liroi 31-vjeçarin

09:43, 13/09/2021
A+ Aa A-

Të tjera detaje dalin në dritë lidhur me vrasjen e 23-vjeçares Sabrina Benga. Burime nga të afërmit e familjes Benga kanë treguar se Elton Metaj, pas daljes nga burgu, ka shpresuar se do të kthehej sërish me ish-bashkëshorten, me të cilën ishin divorcuar zyrtarisht gjatë kohës që ishte në spitalin e Burgut të Zaharisë.

Por, kjo shpresë e tij ishte fikur nga Sabrina, e cila kishte pranuar të mbanin relacione të mira për shkak të vajzës së mitur, por në asnjë mënyrë për t’u rikthyer sërish me të.

Madje, tri ditë para se të ndodhte ngjarja, babai i Sabrinës nga Italia, ku jeton e punon, i ka kërkuar nëpërmjet telefonit Eltonit, të qëndrojë larg së bijës në të kundërt do ta denonconte sërish. Ky kërcënim ia ka shuar shpresat përfundimisht Eltonit, i cili ka pritur tri ditë derisa ka gjetur armën dhe ka shkuar në shtëpinë e 23-vjeçares.

Mësohet se ai i ka folur me zë të lartë, duke i kërkuar ish-gruas që të zgjidhte mes tij dhe familjes. Mësohet po ashtu, se gjatë kohës që e ëma nuk e lejonte të hynte brenda në shtëpi, ai i ka thënë Sabrinës, “ose me mua, ose me asnjë tjetër”.

Çifti Metaj-Benga kanë qenë të martuar prej 8 vjetësh dhe kishin një vajzë të mitur 3- vjeçare. Burri ishte xheloz ndaj bashkëshortes së tij dhe kjo ishte arsye që nisën problemet mes tyre deri në ndarje. Ai e ka dhunuar atë fizikisht dhe psikologjikisht, duke i shkaktuar trauma të shumta.

E lodhur nga trajtimi që ai i bënte, ajo shkon te familja e babait. Burimet nga gjykata treguan se kanë bërë zgjidhjen e martesës në fillim të vitit 2021, por që nga data 14 tetor 2020, deri në datën 14 tetor 2021, 23-vjeçarja ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje për shkak të kërcënimeve të shumta që kish marrë nga ish-bashkëshorti.

Po ashtu një vit më parë, Elton Metaj ka shkuar në familjen e prindërve dhe i ka kërkuar të bashkoheshin, por vajza nuk ka pranuar. Në këto kushte, ai ka kërcënuar familjen e saj dhe më pas kërcënoi se do të vriste veten. U deshën disa orë negociata me Policinë dhe motrën e Eltonit që ai të tërhiqej nga ky kërcënim dhe tërë ngjarja u mbyll me arrestimin e tij.

Ekspertiza

Mësohet se në muajin janar të këtij viti, Prokurorisë së Fierit i erdhi një ekspertizë nga mjekët e Institutit Ligjor.

Kjo kërkesë për ekspertim ishte bërë gjatë kohës që ai u arrestua, por mbërriti me vonesë në Prokurori dhe sipas këtij dokumenti, Elton Metaj rezultonte se kishte problem të shëndetit mendor, prandaj prokurori Çlirim Sina kërkoi nga Gjykata që ai të mos rrinte në paraburgim por të shkonte në spitalin e Burgut të Zaharisë që shërben për të dënuarit dhe të pandehurit që janë me probleme të shëndetit mendor.

Pas provave të paraqitura, Gjykata pranoi kërkesën dhe Eltoni u shtrua në këtë spital.

Elton Metaj qëndroi 6 muaj në spitalin e Burgut në Zaharisë, duke shpëtuar nga burgu. Pas kësaj, mësohet se “Gjykata caktoi ekspertë të mjekësisë të Institutit Ligjor dhe vendosi që Metaj të marrë shërbim ambulator në shtëpi, që do të thotë se shkon në qendër shëndetësore për të marrë ilaçe depresive të momentit, por që nuk përbën kërcënim për shoqërinë apo rrethin familjar”.

Sipas familjarëve të tij, Elton Metaj fliste në telefon kur ishte në spital me nusen dhe vajzën, biseda që kishin vazhduar edhe kohët e fundit, pas daljes nga spitali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco