Kultivonin bimë narkotike, arrestohet gruaja 53-vjeçare dhe shpallet në kërkim burri i saj

Kultivonin bimë narkotike, arrestohet gruaja 53-vjeçare dhe shpallet në kërkim burri i saj

09:25, 13/09/2021
A+ Aa A-

Policia ka arrestuar në Fushë Krujë një grua të moshës 53-vjeçare e cila akuzohet për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Në pranga ka përfunduar shtetasja me iniciale SH.B, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëshorti L.B (54 vjeç). Sipas njoftimit të policisë, dy shtetasit akuzohen se kultivonin bimëve narkotike “cannabis” në fshatin Zgërdhesh, Fushë Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë 1 shtetase, shpallet në kërkim bashkëshorti i saj.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i kontrollit të vazhdueshëm të territorit kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Zgërdhesh, Fushë Krujë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasen Sh. B., 53 vjeçe dhe shpallën në kërkim bashkëshortin e saj, shtetasin L. B., 54 vjeç, banues në fshatin Halil, Fushë Krujë, pasi dyshohen si autorë të kultivimit të fidanëve narkotikë cannabis sativa që janë gjetur gjatë kontrollit në një sipërfaqe toke në fshatin Zgërdhesh, Fushë Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco