EMRI/ Kishte mbjellë kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet 34-vjeçari

EMRI/ Kishte mbjellë kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet 34-vjeçari

09:15, 13/09/2021
A+ Aa A-

Një 34-vjeçar eshte arrestuar në fshatin Gjokalli të Fierit pasi në oborrin e banesës së tij kishte mbjellë fidanë kanabisi. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ai eshte Indrit Koliçi, 34 vjeç, banues në Gjokalli, Fier, pasi në oborrin e banesës kishte kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike si edhe bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

I. K., 34 vjeç, banues në Gjokalli, Fier, pasi në oborrin e banesës kishte kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco