I riu xheloz kanos me 'kallash' të dashurën, adoleshentes i janë vrarë prindërit para 7 vitesh

I riu xheloz kanos me 'kallash' të dashurën, adoleshentes i janë vrarë prindërit para 7 vitesh

12:25, 07/09/2021
A+ Aa A-

Një 21-vjeçar është arrestuar pasi ka kanosur me armë të dashurën e tij 15-vjeçare dhe shoqen e saj 20-vjeçare, pasi kishin dalë në shoqërinë e të tjerëve. Donald Lato, 21-vjeç, nga xhelozia pse e dashura e tij 15-vjeçare kishte dalë me shoqërinë, i ka shkruar asaj dhe e ka kanosur me armë.

Sipas dëshmisë së të miturës, ajo është konfliktuar më 21-vjeçarin për arsye xhelozie dhe më pas kishte dalë me shoqërinë. Kjo ka bërë që 21-vjeçari nga Gjonmadhi i Korçës ta kërcënojë dhe kanosë me armë.

15-vjeçarja jeton me gjyshërit, pasi prindërit i janë vrarë në 2014 në fshatin Gjonmadh. Më 7 janar 2014 4 persona mbeten të vrarë nga Bashkim Latollari, i cili fillimisht vrau çiftin Rexhep dhe Valentina Metollari dhe më pas Belimon dhe Danjela Meçollari. Ngjarja ka motive xhelozie pasi autori i ngjarjes  ka pasur një lidhje intime me Danjela Meçollarin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 21 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë.

Më datë 04.09.2021, në fshatin Gjonomadh, ky shtetas për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri tip automatik, një 15-vjeçare dhe një 20-vjeçare. Nga ana e Policisë po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco