Shqiptarët kapen me heroinë dhe kokainë/ U sekuestrohen shuma të mëdha parash me vete

Shqiptarët kapen me heroinë dhe kokainë/ U sekuestrohen shuma të mëdha parash me vete

20:47, 05/08/2021
A+ Aa A-

Të martën pasdite, policia e kantonit të Aargau-t, pas hetimeve të gjera, ka ndaluar tre persona që kishin me vete disa kilogramë heroinë dhe kokainë, raporton polizeineës.ch.

Ata kishin pasur po ashtu edhe shuma të mëdha parash me vete.

Vlera në treg e mallrave të konfiskuara është disa qindra mijë franga.

Zyra e prokurorit publik kantonal ka autorizuar paraburgimin e tyre, transmeton albinfo.ch.

Ajo po fillon procedimin kundër tre shtetasve shqiptarë të moshës 26, 41 dhe 58 vjeç, të cilët po qëndronin si turistë në Zvicër, nën dyshimin për shkelje të kualifikuar të Ligjit për Narkotikët.

Për të akuzuarit ka dyshime serioze se kanë tregtuar sasi të mëdha heroine dhe kokaine.

                                                      

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco