Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Detaje të reja nga aksidenti i rëndë në Elbasan, ku humbi jetën fëmija tre vjeç

Detaje të reja nga aksidenti i rëndë në Elbasan, ku humbi jetën fëmija tre vjeç

11:43, 05/08/2021
A+ Aa A-

Detaje të reja dalin nga aksidenti i rëndë i ndodhur në fshatin Bujqës të Elbasanit, ku si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, një 3-vjeçar ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit, 38-vjeçarja Olsjana Maloku, e cila drejtonte një automjet tip “Ford”, kishte shkuar me djalin e saj në farmaci, por mësohet se një grua i ka prerë rrugën.

Kjo ka bërë që drejtuesja në përpjekje për të shmangur përplasjen, të devijonte drejtimin e lëvizjes së automjetit dhe për pasojë u përplas me një shtyllë dhe më pas doli nga rruga duke përfunduar në një zonë.

Si rezultat, fëmija i saj mori plagë të rënda. 

Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, ai nuk mundi të mbijetonte.

38-vjeçarja kishte ardhur pak ditë më parë për pushime në Shqipëri nga Suedia ku jeton me familjen e saj, ndërsa është edhe nënë e dy vajzave binjake, 6 muajshe.

Ndërkohë, burri i saj do të mbërrinte në Shqipëri këtë fundjavë për t’iu bashkuar familjes për pushimet verore. 

Aktualisht, 38-vjeçarja ndodhet në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco