VIDEO/ Zjarri përfshin kanabisin, policia kap kultivuesit në luftë me flakët

VIDEO/ Zjarri përfshin kanabisin, policia kap kultivuesit në luftë me flakët

10:29, 05/08/2021
A+ Aa A-

Zjarret që kanë përfshirë vendin tonë ditët e fundit, u bëjnë ‘gjëmën’ kultivuesve të kanabisit nëpër pyje.

Më shumë se kushdo tjetër janë ata të interesuar që të mos bien zjarre e të fiken flakët. 3 persona janë ndaluar në zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër, pasi dyshohet se janë autorët e kultivimit të rreth 1 mijë bimëve kanabis.

Kanabisi është gjetur në një zonë mjaft të pyllëzuar mbi fshatin Dhoskat, ndërsa nuk bëhen me dije identitetet e personave të shoqëruar. Ndërsa të ndaluarit nga policia mësohet se kishin shkuar te parcela në pyll për të shuar zjarrin.

Bimët janë zbuluar në sajë të informacioneve të marra në mënyrë operative nga policia e Gjirokastrës, ku ditët e fundit ka pasur një prani më të madhe të ”shtetit” në terren, për shkak të situatës me zjarret ku janë djegur dhjetra hektarë me pyje e kullota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco