Detaje shokuese/ Krahu i djathtë i Soros akuzohet për tortura seksuale

Detaje shokuese/ Krahu i djathtë i Soros akuzohet për tortura seksuale

10:53, 02/08/2021
A+ Aa A-

Nga Michael Kaplan, NY POST

Si një menaxher me fitime të larta- përfshi edhe ato për Fondin Soros- Howard Rubin dukej se i kishte të gjitha. Kishte një kompani multi-milionere në Upper East Side dhe një shtëpi buzë ujit me vlerë 9 milion dollarë në Hamptons.

Rubin dhe e shoqja njiheshin për bamirësinë e tyre në rrethin filantropik të qytetit: nga viti 2015 deri në vitin 2016, çifti kishte dhuruar thuajse 500 mijë dollarë për kauza bamirësie, përfshi ‘Ligën e të Rinjve të Nju Jorkut’ dhe fondacionin ‘Shpresë për një Kurë’.

Por kishte një pronë tjetër që ai e mbante të fshehur, një suitë luksoze në mes të Manhattan-it, e mbushur me foto modelesh Playboy dhe me të gjitha mjetet e sadomazokizmit.

Pikërisht në këtë ‘strehë’ sekrete, Rubin, tashmë 66-vjeçar, akuzohet se ka kryer akte të dhunshme dhe sulme seksuale kundër një numri femrash, përfshi këtu edhe modelet aktuale të revistës Playboy. Një gjyq civil, ku gjashtë nga viktimat e tij kërkojnë të paktën 18 milionë dollarë, pritet të nisë në nëntor.

Në mesin e krimeve, Rubin akuzohet se goditi aq fort gjoksin e njërës prej femrave, sa implanti i saj i djathtë u dëmtua aq shumë, sa sipas dokumenteve të gjykatës, kirurgu i saj plastik nuk ishte në gjendje që të operonte më gjoksin e saj.

Ai akuzohet se ka paguar të paktën 5 mijë dollarë për çdo seancë sadomazokizmi. Por, femrat akuzuese pretendojnë se ata nuk kishin rënë dakord për shkallën e abuzimit dhe degradimit që ushtronte ndaj tyre Rubin.

Në një nga dokumentet e gjyqit, një prej të akuzuarve pretendon se teksa ishte e lidhur dhe vulnerabël në ‘strehën’ e Rubin, ai i tha asaj: “Do të të përdhunoj siç kam përdhunuar vajzën time” dhe më pas e detyroi të bënte seks përkundër dëshirës së saj. (Rubin ka tre fëmijë me gruan e tij, përfshi të paktën një vajzë).

Avokati i Rubin nuk ka komentuar.

Akuzat ndaj financierit të turpëruar u bënë në nëntor të vitit 2017 fillimisht, por gruaja e tij, me të cilën është martuar prej 36 vitesh, depozitoi kërkesën për divorc vetëm më 7 korrik të këtij viti. E diplomuar në Harvard, Mary Henry punon po ashtu në Wall Street.

“Sa mund të durojë një grua,” tha një drejtues që punonte në atë kohë me Mary në Merrill Lynch.

“Mendoja se ai ishte një djalë i mirë. Ishte një besimtar hebre dhe totalisht normal. U befasova kur mësova se ai kishte një ‘qeli seksi’ në atë apartament,” tha një tregtar që ka punuar me Rubin në Soros Fund Management, të krijuar një investitori miliarder, George Soros.

Teksa kolegët e Rubin janë të shokuar nga preferencat e tij të pazakonta, të tjerë thonë se ai kishte dalë jashtë kontrollit disa herë në zyrë.

“E kam parë njëherë duke hedhur karriget në katin e këmbimit të aksioneve,” tha një ish-bashkëpunëtor i tij. “Q..., sapo humba 50 milion dollarë,” tha ai dhe hodhi karrigen drejt kompjuterit të tij. Më pas erdhi edhe njëherë dhe shau sërish, këtë herë më egërsisht. Kjo e përmbledh pak a shumë karakterin e tij: agresiv dhe i papërmbajtshëm. Ishte një tregtar, me egon për të qenë k... më i madh lëkundës në Wall Street”.

Howard Rubin u rrit në Massachusetts, ku babai i tij bënte kërkime analitike për kompaninë Polaroid. Ai ndoqi Kolegjin Lafayette dhe u diplomua për inxhinieri kimike. Pas shkollës ai fillimisht punoi si ndarës letrash në Vegas. Brenda dy viteve ai i shndërroi 3 mijë dollarë në 80 mijë dollarë.

Më pas mori një diplomë në Harvard dhe nisi të fokusohej në Wall Street, ku fillimisht nisi të punonte për Salomon Brothers në vitin 1983. Siç thuhet në librin “Pokeri i gënjeshtarit” nga Michael Lewis, Rubin mendonte se “puna në Salomon Brothers ngjante me atë në një kazino në Las Vegas. “Ti vendos bastet dhe merr përsipër rrezikun në mesin e 1 mijë shpërqendrimeve”. Ai u bë i famshëm si fitues-parash, duke bërë plot 55 milionë dollarë për kompaninë gjatë dy viteve të para.

Teksa punonte deri në palcë te Salomon, Rubin u martua me këshilltaren financiare Mary Henry në vitin 1985. Rubin dukej manhatanasi tipik që po ngjiste shkallët e karrierës në Wall Street.

Një burim, që punonte në pronën e çiftit në Hamptons, tha se nuk e kishte parë kurrë anën e ashpër të Rubin. “Ishin njerëz të mëdhenj. I kam njohur prej 10 vitesh të paktën. Ishin gjithmonë shumë të nderuar”.

Por jeta astronomike filloi të shembej në nëntor të vitit 2017. Pikërisht këtë herë dolën akuzat e para nga tre gra nga Florida- Mia Lytell dhe Amy Moore, të dyja modele të Playboy, dhe Stephanie Caldwell, që thuhej se ishte modele dhe kërcimtare në një klub nate në Miami.

Ato e akuzojnë Rubim për sulm, dhunë dhe trafik të qenieve njerëzore. “Me pak fjalë, secila pretendon se u sollën në Nju Jork dhe u shfrytëzuan,” tha avokati i tyre, John Balestriere. “Ato thonë se janë dhunuar dhe abuzuar seksualisht dhe fizikisht”.

Në akuzë pretendohet se Rubin bëri që një prej femrave të krijonte varësi nga droga. Akuza krijon një panoramë të shëmtuar të asaj që ndodhte mes tij dhe gjashtë partnereve të seancave sadomazokiste. Katër prej tyre iu bashkuan akuzave, kurse Caldwell u tërhoq për arsye të pashpjegueshme. Një tjetër grua, Julie Parker, ka nisur një akuzë veçmas ndaj Rubin.

Gratë e punësuara dyshohet se përfundonin në ‘birucën’ e Rubin, të lyer me të kuqe dhe me një qilim të bardhë. Lodrat seksuale ndaheshin sipas alfabetit dhe mes tyre ishte një kryq.

Në padinë fillestare thuhet se Lytell dhe Moore besonin se Rubin kishte për qëllim të bënte disa lojëra të buta seksuale, ndoshta të bënte edhe foto, por askush nuk e priste që të lidhej dhe të goditej në këtë mënyrë.

Sipas një mocioni për gjykim të përmbledhur, të paraqitur nga avokati i Rubin, gratë kishin nënshkruar një marrëveshje të rreptë për mos-publikim, me dënime prej të paktën 500 mijë dollarë nëse ajo prishej, ku pranohej se ato ishin dakord dhe ishin paguar për seks të dhunshëm me rrezik lëndimi.

Por gratë thonë se iu është lënë shumë pak kohë për të parë marrëveshjen.

Sipas padisë, kur gratë bërtisnin ose protestonin gjatë seancave, Rubin thjesht bëhej më i dhunshëm.

Lytell pretendon se është goditur pas koke. Për shkak se ajo ishte e lidhur dhe shpesh e humbiste toruan, nuk e dinte nëse Rubin e kishte penetruar vetë apo me ndonjë objekt tjetër.

“Disa nga klientet tona thonë se ato nuk ishin në gjendje që të flisnin apo të largoheshin,” tha Balestriere.

Duke pranuar se të gjitha femrat janë paguar dhe se askujt nuk i është vënë një armë në kokë për të ardhur në Nju Jork, Balestriere shtoi: “Klientet tona pretendojnë se janë mashtruar dhe se janë viktima të dhunës seksuale dhe fizike”.

Rubin nuk e merr më me qira suitën. Por disa nga lodrat e seksit mendohet se janë akoma aty. Disa të tjera janë hedhur për të fshehur provat.

Rubin i ka mohuar akuzat. Në deklaratën e depozituar në gjyq, ai pretendon se femrat e dinin se çfarë i priste. Në mesazhet e shkëmbyera me Lytell thuhet: “E di se për çfarë bëhet fjalë? Është totalisht sadomazokizëm. Shumica e vajzave e pëlqejnë dhe rikthehen duke kërkuar më shumë. Por më pëlqen të jem në parapritë të gjërave”.

Në deklaratë, Rubin mohon të gjithë akuzat për drogim. “Ai nuk u jepte drogë vajzave, me përjashtim ndoshta të ndonjë qetësuesi gjatë seancave, që ishin të dhunshëm”, tha një i brendshëm për NY POST. “Nëse kanë marrë drogë, mund ta kenë marrë nga ndonjë tjetër, jo nga Howie”.

Sipas mocionit të gjykimit përmbledhës të Rubin, Emma Hopper, një modele dhe studente nga Atlanta, e cila mori pagesa për pjesëmarrjen në seancat e sadomazokizmit, i kishte dërguar një mesazh një bashkëpunëtori të Rubin, teksa procesi gjyqësor po përparonte. Në mesazh ajo shkruante se ishte e shqetësuar për të gjithë, dhe pyeste: “A do e ndalojë kjo Howie që të na shohë sërish?”.

Në një mesazh të nëntorit 2017, ajo theksonte: “Nëse keni nevojë për të bërë diçka për t’ju ndihmuar, si për shembull të dëshmoj se kemi rënë dakord për gjithçka që bënim, jam gati”.

Thuajse në të njëjtën kohë, Hopper i kërkonte Rubin që t’i paguante për një udhëtim në Los Angeles dhe për një makinë. Ai pretendon se ka refuzuar. Hopper ngriti padi kundër tij më 20 shkurt 2018. Sipas një deklarate të amenduar, të paraqitur nga avokati i Rubin, një ditë më vonë Hopper i dërgoi një mesazh Rubinit me një foto e veshur si nxënëse shkolle me gjoksin e ekspozuar, ku shkruhej: “Do jem gjithmonë zuska jote e vogël nxënëse”.

“Hopper e zmbrapsi me sukses përpjekjen e zotit Rubin që çështja e saj të rrëzohet,” tha Balestriere.

Sa i përket çështjes kundër Rubin, Balestriere shtoi: “Asnjëra nga këto femra nuk erdhi në Nju Jork duke e ditur se do të abuzohej fizikisht dhe seksualisht. Ato nuk u pajtuan me atë që ndodhi. Faktori kryesor është se zoti Rubin thotë se këto individë u pajtuan për dhunën fizike dhe seksuale ndaj tyre. Gjashtë klientet tona thonë se nuk e dhanë pëlqimin”.

Një ish-drejtues në Merrill Lynch Mortgage Capital Markets, ku Rubin ka punuar nga viti 1985 deri në vitin 1987, tha se nuk është hera e parë që një financier i turpëruar tregon anën e tij të errët- duke vënë në dukje se ndërsa punonte për Merrill, Rubin bëri një tregti të paautorizuar, që refuzoi në një humbje prej 250 milionë dollarësh dhe në pushimin e tij nga puna.

“Ajo ‘qeli seksi’ thjesht tregon sërish se sa krijesë e ulët është ai,” tha ai.

“Nuk e dija kurrë për devijimet seksuale. Pasi lajmet dolën, njerëzit më telefonin duke më thënë se ai ishte një i dobët, se Howie nuk ka moral. Por që kur ishte në Merrill Lynch, ai ishte i falimentuar moralisht”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco