EMRAT/ Kanabisi, prangoset inspektori i bashkisë, procedohen dhe kryepleqtë e dy fshatrave

EMRAT/ Kanabisi, prangoset inspektori i bashkisë, procedohen dhe kryepleqtë e dy fshatrave

10:21, 02/08/2021
A+ Aa A-

Eshtë arrestuar nga policia inspektori i Shërbimit Pyjor në bashkinë Gramsh.

I prangosur është Atnand Zaimi, i cili akuzhet për veprën penale  "Shpërdorim detyre"

Ndërkohë që u proceduan në gjendje të lirë dhe dy kryepleqtë e fshatrave Vidhan dhe Lemnush në Gramsh. Ata janë, Ardit Braçi (kryeplak i fshatit Vidhan) dhe Bedri Jonuzaj (kryeplak i fshatit Lemnush) për veprën penale  "Shpërdorim detyre "

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Gramsh

Vijon kontrolli i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.   

Vihet në pranga inspektori i Shërbimit Pyjor në bashkinë Gramsh, për shpërdorim detyre. 

Procedohen penalisht në gjendje të lirë dhe dy kryepleqtë e fshatrave Vidhan dhe Lemnush në Gramsh.      

Në vijim të kontrolleve të zhvilluara në territor, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh kanë goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike, konkretisht një rast në një zonë  të pyllëzuar të fshatit  Vidhan dhe një rast tjetër në një zonë të pyllëzuar të fshatit  Lemnush, ku  janë gjetur të kultivuar fidanë kanabis.  

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Z., 52 vjeç, banues në Gramsh, me detyrë inspektor i Shërbimit Pyjor në bashkinë Gramsh, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit: A. B., me detyrë kryeplak i fshatit Vidhan dhe B. J., me detyrë kryeplak i fshatit Lemnush, Gramsh.  

Vijon puna për identifikimin e personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Rrethit Elbasan, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco