Gjendet një granatë në anë të rrugës, policia rrethon zonën në Elbasan

Gjendet një granatë në anë të rrugës, policia rrethon zonën në Elbasan

09:45, 02/08/2021
A+ Aa A-

Në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” në qytetin e Elbasanit është gjetur një granatë dorë.

Mësohet se granata është konstatuar në anë të rrugës nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar policinë.

Elbasan/ Informacion paraprak-

Në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan,  në anë të rrugës nga kalimtarët është konstatuar një granat dore . Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendgjarje duke vendosur  perimeter të sigurisë si dhe janë njoftuar forcat xhiniere.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco