Edhe në Durrës/ Konflikt për pronën në një familje, arrestohen tre persona

Edhe në Durrës/ Konflikt për pronën në një familje, arrestohen tre persona

09:31, 02/08/2021
A+ Aa A-

Tre persona, dy prej të cilëve vëllezër janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se pas një konflikti për pronën kanë ushtruar dhunë ndaj njëri tjetrit. Në pranga janë vënë F. B., 60 vjeç, K. B., 67 vjeç (vëllezër) dhe K. B., 24 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit F. B., 60 vjeç, K. B., 67 vjeç (vëllezër) dhe K. B., 24 vjeç, si dhe kanë proceduar penalisht shtetasen S. B., 52 vjeçe, pasi në Sukth, gjatë një konflikti për motive pronësie kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme’, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco