Humbi nënën dhe motrën në aksidentin e Kroacisë, i riu tregon se si një 16-vjeçar i shpëtoi jetën

Humbi nënën dhe motrën në aksidentin e Kroacisë, i riu tregon se si një 16-vjeçar i shpëtoi jetën

16:54, 28/07/2021
A+ Aa A-

Pas disa ditësh nga aksidenti tragjik në Kroaci, familja Binakaj është duke pritur trupat e pajetë të Valentina Binakaj dhe Erlinda Binakaj.

Familja ka hapir dyer e mortit, pasi trupi i 45-vjeçares, Valentina Binakaj dhe i Erlinda Binakaj 18 vjeçe pritet që së shpejti të arrijnë në Kosovë, ku pastaj do të kryhen edhe procedurat e varrimit.

Fatjon Binakaj, njëri nga të mbijetuarit në aksident, ka rrëfyer momentet e tragjedisë, ku ka thënë se jetën ia ka shpëtuar një djalë 16-vjeç që e ka nxjerrë nga autobusi.

“Mas 20 minutave që kemi fjet, kam ni piskamë, edhe ka ra autobusi. Një djal 16-vjeçar më ka shpëtu jetën, më ka nxjerrë prej autobusi, mas 20 minutave më ka ardh vetëdija”, thotë ai.

“Unë nuk kam marrë lëndime shqyqyr prej zotit, më kanë ba fotografime po mirë jam kanë”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco