Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Florenc Çapja lirohet në Dubai, në kërkim për dy vrasje në Shqipëri

Florenc Çapja lirohet në Dubai, në kërkim për dy vrasje në Shqipëri

16:20, 28/07/2021
A+ Aa A-

Florenc Çapja, i konsideruar si një nga njerëzit më të kërkuar në Shqipëri, raportohet se është lënë i lirë nga autoritetet në Dubai, aty ku qëndronte prej disa kohësh.  

Ky lirim nga qelia vjen në momentin kur në Shqipëri vijojnë procedurat për ekstradimin e tij.

Vetëm një javë më parë, SPAK i është drejtuar me 3 kërkesa Emirateve të Bashkuara për Florenc Çapjan duke kërkuar që ti komunikohet mbyllja e hetimeve, dërgimi i çështjes në gjyq dhe kërkesa për ekstradim.

Por tashmë mësohet se Florenc Çapja që prej 12 korrikut është një qytetar i lirë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo pasi policia i ka hequr mbikëqyrjen.

Florenc Capja akuzohet për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në Elbasan në vitin 2012.

Lidhur mbi këtë ngjarje është vënë në pranga edhe xhaxhai i tij Ardian Çapja.

Gentian Beqiri u vra më 15 Gusht 2012, ndërsa babai i tij Nezir Beqiri u rrah për vdekje në po të njëjtën ditë.

Emri i Gentian Beqirit lidhet me vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në vitin 2005.

Ervis Bardhi mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ndërsa rrëfeu se porosinë për të vrarë Gentjan Beqirin e morën pikërisht nga Ardjan dhe Florenc Çapja.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco