Vrau me thikë bashkëjetuesen, shqiptari pranon fajin

Vrau me thikë bashkëjetuesen, shqiptari pranon fajin

14:52, 28/07/2021
A+ Aa A-

Një 42-vjeçar shqiptar, rezident në Itali, ka pranuar dje gjatë marrjes në pyetje në burgun e Pavias se ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e tij.

Alfred Kipe u arrestua më 7 shkurt nga karabinierët e San Donatos pasi ishte i dyshuar si autor i vrasjes së një gruaje, me të cilën bashkëjetonte, në rrethrrotullimin e rrugës midis San Giuliano Milanese dhe Melegnano.

Ajo gjeti vdekjen pasi u godit pesë herë me thikë në këmbë e shpinë.

Dje Kipe ka pranuar fajin, duke treguar se e vrau bashkëjetuesen e tij pas një grindjeje me të për shkaqe xhelozie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco