VIDEO/ Çfarë tha në 2020 për SYRI TV, mjeku që zbuloi kurën anti-Covid

VIDEO/ Çfarë tha në 2020 për SYRI TV, mjeku që zbuloi kurën anti-Covid

13:52, 28/07/2021
A+ Aa A-

Ish-kreu i pneumologjisë së spitalit ‘Carlo Poma’ në Mantua, Itali, Giuseppe De Donno ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare. De Donno ishte ndër të parët që filloi trajtimin e Covid me transfuzione hiperimune të plazmës, terapia e diskutueshme që përfshinte infuzionin e gjakut të infektuar me koronavirus, të trajtuar në mënyrë të përshtatshme, në pacientë të tjerë të infektuar.

Nga SYRI TV

Mjeku i njohur italian, Dr. Giuseppe De Donno, është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij pasditen e së martës.

Lajmi është publikuar në mediat italiane, ndërsa shkaku I kësaj ngjarje nuk është ende i qartë.

Mjeku, De Donno ishte një zë i njohur gjatë muajve të pandemisë së koronavirusit të ri. Emri I tij u përmend nga mediat në gjithë botën pas zbulimit të kurës së Covid-19 me plazmën konvaleshente.

Giuseppe De Donno ishte ish-mjeku kryesor i departamentit të Pneumologjisë në spitalin ‘Carlo Poma’ në Mantua. Ai propozoi trajtimin eksperimental të bazuar në plazmën hiperimune gjatë valës së parë të Covid-19 kur vaksinat nuk kishin dalë ende.

Në Itali misteri është i madh dhe autoritetet kanë nisur të hetojnë shkakun e vdekjes së mjekut.

Në qershor të këtij viti, De Donno zgjodhi jo vetëm të linte postin e tij si drejtues në spitalin, Carlo Poma por edhe specializimin, për t’u bërë një mjek i përgjithshëm. Kura e tij me plazmë nuk u njoh kurrë zyrtarisht, megjithëse rezultatet ishin pozitive.

Në maj të 2020-ës, në një intervistë ekskluzive për Syri TV, mjeku Italian, Giuseppe De Donno shpjegoi me detaje se si funksiononte terapia e plazmës hiperimune. Një metodë efikase që ndihmoj mjekët Italian të kuronin pacientët me simptoma të rënda të COVID-19.

De Donno deklaroi se kjo metodë u bë e mundur fal dhurimit të plazmës së pacientëve të shëruar, të cilët dhuruan deri në 600 ml plazmë, ku sipas raporteve, me një dhurues mund të trajtohen deri në dy pacientë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco