‘Reporterë pa kufij’ dënon dhunën ndaj gazetarit Gjençaj

‘Reporterë pa kufij’ dënon dhunën ndaj gazetarit Gjençaj

13:29, 28/07/2021
A+ Aa A-

“Reporterë pa Kufij” dënon episodin e fundit të dhunës policore kundër një gazetari në Shqipëri.

Përmes një postimi në twitter, organizata për lirinë e medias kërkoi një hetim lidhur me sjelljen e policëve, e cila siç thotë, nuk respekton lirinë e medias.

“Teksa filmonte një operacion policor, gazetari Ergys Gjençaj u ndalua me dhunë, iu konfiskua telefoni dhe u mbajt për një orë në rajon. Reporterë pa kufij kërkon hetim të sjelljes së policëve, e cila nuk respekton lirinë e medias”, thuhet në reagimin e organizatës në rrjetin social, Twitter.

Shoqata e Gazetarëve Europianë ka reaguar gjithashtu për incidentin duke theksuar se ai është tregues i një qasjeje agresive të policisë ndaj gazetarëve dhe vështirësive me të cilat përballen ata gjatë punës. Hetim për ngjarjen ka kërkuar edhe Unioni i Gazetarëve në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco