U shtri barkas nga policia/ Gazetari: Prokurorëve u dhashë videot

U shtri barkas nga policia/ Gazetari: Prokurorëve u dhashë videot

12:39, 28/07/2021
A+ Aa A-

Gazetari i News24, Ergys Gjençaj është thirrur në prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar një ditë pasi policia e shtriu në tokë forcërisht sepse me telefon po filmonte në dinamikë të gjithë ngjarjen që ndodhi në zonën e varrit të bamit në tiranë, ku forcat policore ishin në një aksion për arrestimin e një të kërkuari të drejtësisë në Tiranë.

Pas daljes nga prokuroria, gazetari Gjençaj tha se ka dhënë dëshminë e tij dhe bëri apel që institucionet e drejtësisë të zbardhin ngjarjen.

“U thirra nga ana e prokurorisë për të dhënë dëshminë time përsa i përket ngjarjes së djeshme. Unë kreva detyrën time, dhashë dëshminë time duke treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes po ashtu dhashë edhe dy videot e regjistruara nga aparati im celular, dhe apeloj që institucionet e drejtësisë të hedhin dritë mbi ngjarjen dhe të vendosin drejtësi”- tha Gjençaj.

Prokuroria do marrë në pyetje edhe 5 efektivët e policisë që u përfshinë në këtë incident, hetime ndaj të cilëve po kryen edhe nga SHÇBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco