Aksidenti në Kroaci/ Avokati: Shoferi nuk ka thënë se e ka zënë gjumi

Aksidenti në Kroaci/ Avokati: Shoferi nuk ka thënë se e ka zënë gjumi

11:14, 28/07/2021
A+ Aa A-

Policia kroate ka publikuar të tjera detaje nga aksidenti tragjik që u mori jetën 10 personave.

Sipas tyre, shoferi kosovar është vendosur në burgun Pozega, ndërsa është zbardhur plotësisht identiteti i 10 viktimave.

Policia tha se shoferi 52-vjeçar është dënuar me 30 ditë paraburgim.

Kure avokati i shoferit, Ljubo Pavasovic Viskovic, tha se tre dëshmitarë janë marrë në pyetje për aksidentin.

“Këto janë çështje sekrete. Nuk na lejohet të flasim”.

I pyetur nëse është e vërtetë se shoferi ishte në gjumë, ai tha se ky është një dezinformim.

“Duket se është përhapur një keqinformim. Ai nuk ka thënë asgjë deri më tani. Klienti im është i tronditur nga tragjedia dhe ka qëndruar në heshtje. Nuk mund të flas për mënyrën se si do e mbrojmë veten ne”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco