I drejtoi 'armën policisë, kush është 31-vjeçari i rrezikshëm nga Kurbini

I drejtoi 'armën policisë, kush është 31-vjeçari i rrezikshëm nga Kurbini

10:46, 28/07/2021
A+ Aa A-

Ky është 31-vjeçari Fation Lika, i cili ka rënë në prangat e Policisë së Kurbinit këtë të hënë së bashku me vëllain e tij Klodian Lika.

Ai në rolin e drejtuesit të një automjeti, nuk iu bind një patrulle të policisë rrugore ku pas vijimit të ndjekjes, ka dalë nga makina dhe ka vrapuar duke kërcënuar efektivët me armë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Kurbin- Milot dhe vëllezërit po udhëtonin me një automjet me targë “AA250XM”, ndërsa policia ka arritur ti neutralizojë dhe ti vendosë në pranga.

Ora News mëson se Fation Lika është një emër me precedent të rrezikshëm kriminal. Ai është arrestuar në Itali në vitin 2016 së bashku me Altin Bodurin, Denis Mirën dhe  Denis Hoxhën.

Nga nëntori i vitit 2015 deri në janar të vitit 2016 ky grup shqiptarësh kanë grabitur të paktën 6 vila në rrethinat e qytetit të Mantovës e Bergamos me objektiv paratë, bizhuteritë dhe objektet e floririt.

Në moshën 27-vjeçare, Fation Lika vë në shënjestër babë e bir pas një sherri për motive banale. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth 5 vite më parë në Kurbin, kur babë e bir po udhëtonin me mjetin e tyre dhe janë qëlluar me pistoletë nga Lika, i cili u shpall në kërkim.

Atentati u planifikua në rrugën e lagjes “Laska”, fshati Fushë-Milot të Kurbinit, duke udhëtuar me një veturë tip "Golf", pas një konflikti të çastit, për motive banale, ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të mjetit mikrobus  që drejtohej nga Amer Kasmi, banues në Fushë-Milot. Nga të shtënat janë shkaktuar dëmtime të automjetit.

Pasi furgoni ka ndaluar për shkak të çarjes së gomës nga plumbat, ka tentuar të vrasë me armë zjarri djalin e Amerit, 22-vjeçarin Sulejman Kasmi, i cili mori një plagë të lehtë.

Lika rezulton i skeduar edhe për ngjarje të tjera brenda vendit dhe jashtë tij, kryesisht për sherre banale, kërcënim, posedim të armëve etj.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco