Plagosja e dyfishtë në Tiranë/ Mediat e huaja: I shumëkërkuar, por...

Plagosja e dyfishtë në Tiranë/ Mediat e huaja: I shumëkërkuar, por...

10:31, 28/07/2021
A+ Aa A-

Para pak ditësh, Aldo Gjini, i njohur edhe si Aldo Iamandi, një nga personat më të kërkuar në Europë, qëlloi mbi dy persona në Tiranë, duke i plagosur.

Mediat raportuan se Aldo Gjini plagosi kushërinjtë Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi pas një sherri për gërvishtjen e makinës. Por teksa policia po heton për ngjarjen, Aldo është në arrati.

Megjithatë, mediat e huaja janë të habitura me faktin se si një i shumëkërkuar si Aldo Iamandi, shëtiste i qetë nëpër Tiranë.

RTL shkruan se Iamandi është në kërkim për një tentativë vrasje në Luksemburg në vitin 2020. Më 20 nëntor ai qëlloi mbi një person duke e lënë të plagosur rëndë.

Më pas ai përdori një Mercedes për t’u arratis drejt Belgjikës dhe për të mbërritur në Shqipëri.

“Edhe pse ishte në kërkim ndërkombëtar, ai ishte i sigurt në Shqipëri,” shkruan gazeta Luxemburger Wort.

Përveç plagosjes, Iamandi kërkohet për tregti ilegale armësh, municionesh dhe eksplozivësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco