‘Do të vras’, babai me djalin e vogël kërcënojnë me armë djalin tjetër Foto ilustruese

‘Do të vras’, babai me djalin e vogël kërcënojnë me armë djalin tjetër

10:25, 28/07/2021
A+ Aa A-

Një 55-vjeçar dhe një 17-vjeçar babë e bir, janë ndaluar në Manëz të Durrësit për shkak se akuzohen se kanë kërcënuar me armë zjarri D.C 24-vjeç, djalin tjetër të 55-vjeçarit.

Sipas policisë në pranga ka rënë  F. C., 55 vjeç dhe proceduan penalisht djalin e tij, shtetasin E. C., 17 vjeç, banues në Sukth, Durrës.   Në vijim të kontrolleve nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 370 fishekë, 3 krehra, armë e ftohtë (thikë) dhe pjesë të armës së zjarrit (të cilat i kishin hedhur në lumin Erzen). Gjatë momentit të konstatimit të tyre dhe shoqërimit nga shërbimet e Policisë, këta shtetas  kanë kundërshtuar me forcë edhe shërbimet e Policisë.

“Shërbimet e Policisë Manzë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, ndaluan për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, shtetasin F. C., 55 vjeç dhe proceduan penalisht djalin e tij, shtetasin E. C., 17 vjeç, banues në Sukth, Durrës.    Këta shtetas, më datë 22.07.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit D. C., 24 vjeç (djali i shtetasit F. C.) dhe dyshohet se e kanë kanosur atë me armë zjarri.

Në vijim të kontrolleve nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 370 fishekë, 3 krehra, armë e ftohtë (thikë) dhe pjesë të armës së zjarrit (të cilat i kishin hedhur në lumin Erzen). Gjatë momentit të konstatimit të tyre dhe shoqërimit nga shërbimet e Policisë, këta shtetas i kanë kundërshtuar me forcë shërbimet e Policisë.” njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco