EMRAT/ Kërcënoi policinë me pistoletë imituese, arrestohet bashkë më vëllain e tij 31-vjeçari

EMRAT/ Kërcënoi policinë me pistoletë imituese, arrestohet bashkë më vëllain e tij 31-vjeçari

09:30, 28/07/2021
A+ Aa A-

Eshtë arrestuar nga policia e Kurbinit një shtetas i cili u ka drejtuar policisë nje pistoletë imituese pasi ata i kanë bërë shenjë për të ndaluar në rrugën dytësore Milot-Mamurras.

Gjithashtu është vënë në pranga dhe vëllai i tij, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë.

Ata janë Fation Lika dhe Klodian Lika.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Kurbin

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe i kanosi ata më pistoletë imituese, pas disa minutash ndjekjeje kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

Gjithashtu, vihet në pranga dhe vëllai i tij, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në rrugën dytësore Milot-Mamurras, kanë konstatuar një drejtues mjeti që po kryente manovra të rrezikshme dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Pasi shërbimet i kanë bërë shenjë ndalimi, drejtuesi është larguar me shpejtësi duke rrezikuar punonjësit e Policisë.

Pasi janë venë në ndjekje të tij, shërbimet e kanë konstatuar sërish në fshatin Malbardhë, Kurbin, drejtuesin e mjetit, i cili ka kundërshtuar shoqërimin, duke i drejtuar punonjësve të Policisë një armë në dukje zjarri pistoletë dhe me ndihmën e një shtetasi tjetër ka mundur të largohet.

Në ndihmë të Policisë Rrugore kanë shkuar forca e posaçme "Shqiponja", Forca Operacionale e DVP Lezhë dhe shërbimet e Policisë Kurbin, të cilat falë veprimeve të shpejta kanë arritur të bëjnë identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-F. L., 31 vjeç, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje, vjedhjes, kundërshtim me dhunë të punonjësit të Policisë dhe K. L.(vëllezër), banues në Kurbin.

Gjatë kontrollit me alkoolmatësin (drager) ka rezultuar se shtetasi F. L. drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë u sekuestrua një pistoletë imituese, me të cilën ky shtetas dyshohet të ketë kanosur punonjësit e Policisë, si dhe 2 automjete.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco