EMRI/ ‘Hape derën o k*', arrestohet shoferi i ‘Benz-it’ që i iku policisë te ‘Varri i Bamit’

EMRI/ ‘Hape derën o k*', arrestohet shoferi i ‘Benz-it’ që i iku policisë te ‘Varri i Bamit’

16:51, 27/07/2021
A+ Aa A-

Është arrestuar Altin Gega, drejtuesi i makinës tip “Benz” i cili nuk iu bind urdhrit të policisë së Tiranës për të ndaluar gjatë një operacioni anti-drogë që po kryenin këta të fundit.

Drejtuesi i mjetit është kapur disa minuta pasi iu largua policisë, pranë vendit të ngjarjes.

Nga pamjet e publikuara në media, dallohet se shoferi nuk u është bindur urdhrit të efektivëve duke i dhënë gaz makinës e duke u larguar.

Pranë automjetit mund të shihet një polic me uniformë dhe dy civilë që i bëjnë thirrje vazhdimisht drejtuesit të “Benz”-it që të hapë derën. Madje në një moment dëgjohet njëri prej tyre që i drejtohet shoferit me fjalor banal: “Hape derën policia o k*r… Hape derën o b*thq**”.

Pasi dështojnë të ndalojnë drejtuesin e makinës, efektivët u kthehen gazetarëve të pranishëm. Në një moment policët shtrijnë përtokë gazetarin Ergys Gjençaj duke mos e lejuar të filmojë me celular dhe i marrin telefonin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco