Vrau aksidentalisht shokun, lirohet i riu

Vrau aksidentalisht shokun, lirohet i riu

16:11, 27/07/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Marius Demën, të riun i cili vrau shokun e tij në rrugën 5 Maji, disa kohë më parë.

Dema u la në burg nga Shkalla e Parë, pas ankimit, Gjykata e Apelit vendosu ta lërë atë më masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’.

Mehmet Qema u qëllua me armë zjarri nga shoku i tij Marius Dema, i cili aktualisht është arrestuar së bashku me shokët e tjerë që ishin në vendin e ngjarjes.

Për këtë ngjarje grupi hetimor ka marrë dhe dëshminë e një pronari servisi për makina i cili ndodhet pranë vendngjarjes.

Ai ka rrëfyer para grupit të hetuesve se atë natë po punonte deri vonë në servis, dhe dikush e kishte marrë në telefon dhe i thotë ‘plasi arma te shtëpia e bardhë’.

Ai tregon se e ka gjetur Demën të shtrirë në tokë duke qarë teksa fliste në telefon.

‘Ai vetë ka deklaruar se nuk kishte dëgjuar asnjë krismë pasi ishte në servis dhe kishte dalë jashtë duke u afruar për të parë se cfarë kishte ndodhur. Ai tregon se kishte parë disa djem që po largoheshin në drejtime të ndryshme, kishte parë edhe një person që quhej Marius, ishte i shtrirë dhe po qante po bërtiste po fliste përcart, ‘o cfarë bëra më vdektë goca’, dhe fliste në telefon. Kishin dalë edhe banorë të lagjes pasi ishte krijuar situatë alarmante mesa kishte parë. Marius me mbiemër Dema, mesa dinte ai, punonte në call center te lokali të shtëpia e bardhë.’ thuhet në dosjen hetimore.

Prokuroria ka kërkuar masën ‘arrest me burg’ për Marjus Demën, autorin e vrasjes si dhe ‘arrest shtëpie’ për katër personat e tjerë te akuzuar për moskallzim krimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco