VIDEO/ U ikën krimineli, policët hakmerren, ‘arrestojnë’ gazetarin që po filmonte

VIDEO/ U ikën krimineli, policët hakmerren, ‘arrestojnë’ gazetarin që po filmonte

13:48, 27/07/2021
A+ Aa A-

Një skenë filmash ajo e ndodhur këtë të Martë pranë zonës së njohur si ‘Varri i Bamit’ në kryeqytet. Efektivë të policisë ndalojnë një automjet duke i kërkuar drejtuesit të dalë prej tij. Ky i fundit nuk i binden urdhrit dhe largohet.

Ndërkohë, policët u turren dy gazetarëve që ishin të pranishëm në vendngjarje dhe një qytetareje që nxjerrin telefonat – me gjasë për të filmuar.

Në pamje duket një efektiv me uniformë dhe dy civilë që identifikohen si ‘policia’ dhe i kërkojnë drejtuesit të një automjeti tip ‘Benz’ me ngjyrë të zezë të hapë derën e mjetit. Madje, teksa drejtuesi i mjetit nuk i përgjigjet thirrjes, një prej tyre i drejtohet me fjalor banal: … Hape derën policia o k*r… Hape derën o bythq***…

Drejt makinës afrohen dhe dy të tjerë: një person me uniformë dhe një tjetër civil. Efektivët tentojnë të hapin derën e automjetit, por pa rezultat. Në një moment, drejtuesi i jep gaz duke u larguar.

Në këto momente, një makinë e një televizioni ndalon pranë vendngjarjes dhe dy gazetarë dalin prej mjetit. Njëri prej tyre bëhet gati të filmojë me celular.

Aty, një prej efektivëve i heq nga dora telefonin gazetarit dhe e shtrin përtokë. Po ashtu, policët konfliktohen me një qytetare dhe gazetaren tjetër, duke mos i lejuar përdorimin e celularëve. /BoldNews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Spektatori27/07/2021 15:47

Fjalor shumë korrekt për te paaftët..... Gjinoja do thoshte. Nuk kanë ci bëjnë gomarit i bien samarit. Nuk e kuptoj pse gjithë ky nervozizëm dhe turje ndaj atyre që filojne. Personalisht mendoj që këta duhen shkarkuar nga policia. Punë nuk bëjnë jo e jo se ju iku shalesh. Po edhe me fjalor te pasur kenaqin dynjane

Sa turp27/07/2021 14:10

Skandal. Poloci e forca speciale te paafta si vet drejtori i policise.

Shto koment

Denonco