Humb jetën i moshuari në Delvinë, e zuri muri poshtë

Humb jetën i moshuari në Delvinë, e zuri muri poshtë

12:53, 27/07/2021
A+ Aa A-

Një i moshuar ka humbur jetën ditën e sotme në Delvinë.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se Janaq Çavo, 70 vjeç ka humbur jetën në spitalin e Sarandës, pasi ishte dërguar me urgjencë nga fsheti Fushë-Verri.

Ai kishte qenë duke riparuar një mur të vjetër, i cili është shembur duke e zënë poshtë.

Policia e Delvinës/ Informacion paraprak

Sot, në spitalin e Sarandës është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi J. Ç., rreth 70 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet se duke kryer nje riparim te një mur i vjetër në banesën e tij, në fshatin Fushe-Verri, është dëmtuar si pasojë e shembjes së murit.

Shtetasi J. Ç., si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco