Avokatët e Antikorrupsionit: Pezulloni Alban Toron, gënjeu Kuvendin

Avokatët e Antikorrupsionit: Pezulloni Alban Toron, gënjeu Kuvendin

11:28, 27/07/2021
A+ Aa A-

Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion i është drejtuar zyrtarisht me një kërkesë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, duke kërkuar pezullimin nga detyra deri në përfundim të hetimeve, të anëtarit të KLGJ-së, Alban Toro.

“Në kushtet kur nga Gjykata është urdhëruar regjistrimi i procedimit penal sipas kallëzimit, e shikojmë të arsyeshme pezullimin nga detyra të shtetasit Alban Toro deri në përfundimin e hetimeve, pasi vendimet që do  merren prej tij në kuadër të ushtrimit të detyrës mund të cenojnë interesat e gjyqtarëve në vendimmarrje sipas ligjit të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, thuhet në shkresën e firmosur nga drejtuesi i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion, Ndue Pjetra.

Në letrën dërguar dy institucioneve të drejtësisë, thuhet se avokatët e Antikorrupsionit kanë filluar hetimet lidhur me emërimin në detyrë të Alban Toros si anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor i zgjedhur nga radhët e avokatisë, duke theksuar se me zgjedhjen e tij si anëtar i KLGJ- së, janë bërë ankime të shumta që kanë “krijuar bindjen se zgjedhja e tij lë vend për dyshime, ku është shkelur rëndë procedura e zgjedhjes së tij”.

Sipas shoqatës që bëri kallëzimin, Toro ka gënjyer Kuvendin për punën e tij si avokat dhe u zgjodh nga KLGJ-ja në kundërshtim me ligjin. Sipas ligjit, anëtari i KLGJ-së duhet të ketë 10 vite punë avokat pa ndërprerje.

Duke iu referuar të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezulton se Alban Toro nga data 2 mars 2010 deri në datën 20 shtator 2011 e ka pezulluar ushtrimin e aktivitetit  si avokat për afro 1 vit e gjysmë, por kjo nuk është pasqyruar në dokumente. Kjo nuk është hera e vetme që Toro kishte ndërprerë aktivitetin si avokat, pasi gjatë 15 viteve të  fundit, ky aktivitet është pezulluar edhe dy herë të tjera, fakte këto që nuk janë depozituar në Kuvend në momentin kur ai garonte për në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Alban Toro është një nga 11 anëtarët e KLGJ-së, i cili vjen nga radhët e avokatisë.

Si i tillë, ai duhet të mbante mbi supe një eksperiencë të paktën 10-vjeçare pa ndërprerje si avokat, kriter të cilin Alban Toro nuk e përmbush. Gjykata e Apelit vendosi më 23 korrik që të lërë në  fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila urdhëroi Prokurorinë Speciale më 26 maj 2021 që të hapë hetimet ndaj gjyqtarit Toro.

Në vendimin e asaj date, Gjykata rrëzon vendimin e SPAK-ut për mosfillim të hetimeve ndaj anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke kërkuar regjistrimin e procedimit penal për “Falsifikim dokumentesh”.

Toro është paditur në SPAK nga avokati Ndue Pjetra, drejtues i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion, me pretendimin se nuk plotësonte kriterin e pasjes së eksperiencës së mjaftueshme të  punës si avokat për të qenë anëtar i KLGJ-së. Sipas tij, Toro ka falsifikuar dokumentet, të cilat gjyqtari i dorëzoi në Kuvend për t’u zgjedhur anëtar i KLGJ-së.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

i deleguari27/07/2021 13:51

Sa shume po i plas bytha ketij Ndue Pjetres per ligjin ketu ne Shqiperi,deri ne "germe per germe", po cudit gjithe ate dynja qe nuk di cfare fshihet "under ground" Na munguakan disa muaj pune (nqse esht e vertete),e ku ne nje vend ku plagjatura e diplomave ka arritur tek ministrat,ku vjedhjet me tenderat kane kapur 7 miljard euro,ku zgjedhjet vidhen diten per diell,,por do ti fap, na zgjohet ndergjegja profesjonale,bile edhe ajo kombetare e Pjetres,se na qenka shkelur ligji ne nje vend ku lirohen kot te burgosurit me denim te perjeteshem,apo ata qe vjedhin zgjedhjet ,por Ndues nuk ja kemi degjuar zerin askund! Eshte e vertete zoti Ndue Pjetra,se Alban Toro e ka gruan gjykatese.Por po aq e vertete eshte qe News 24 ka humbur disa gjyqe me qindra miljon euro te cilat i ka ne gjykim gruaja e Albanit,zonja Elona Toro! Mendoj se ky eshte nje presjon mafjoz,ne te cilin ju zoti Pjetra ,ndoshta jeni perfshire me naivitet!!!

Shaba27/07/2021 12:50

MENDER "DREJTËSIA E RE" DOLI NGA SHPËLARJA ME SHURRË E MUTIT TË "DREJTËSISË SË VJETËR". JANË PO ATA GJYQTARË E PROKURORË TË DHJERË E TË ZHYTUR NË KORRUPSION QË U SHPËLANË ME SHURRËN (VETTINGUN) E REFORMËS NË DREJTËSI DHE TANI ME SHURRËN E TYRE DHE TË AMBASADORËVE TË SHBA, BE DHE OSBE PO MUNDOHEN TË SHPËLAJNË SHOKËT E TYRE!!! PRA TË PËRMJERËT E DREJTËSISË SË "RE" POR ME RROTA TË VJETRA, PO "GODASIN" TË DHJERËT E DREJTËSISË SË "VJETËR" !!! IMAGJINOJENI VETË REZULTATIN E KËSAJ LLOJ SHPËLARJEJE DHE PASTRIMI TË SISTEMIT MË TË QELBUR DHE TË FEKALIZUAR NDËR VITE TË DREJTËSISË SHQIPTARE!!!

Shto koment

Denonco