Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

EMRI/ Arrestohet ish-juristi i Hipotekës në Lushnje, ja pse akuzohet

EMRI/ Arrestohet ish-juristi i Hipotekës në Lushnje, ja pse akuzohet

11:26, 27/07/2021
A+ Aa A-

Ish-juristi i Hipotekës në Lushnje, Selami Kasapi është arrestuar për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh. Kasapi ka shërbyer pranë Hipotekës në vitet 2014-2016 ku ka regjistruar prona në emër të disa personave.

Ndaj tij kishte një dënim në 2020 nga Gjykata me 12 muaj burg si dhe masë sigurie arrest me burg.

NJOFTIMI ZYRTAR

Fier

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Selami Kasapi, 57 vjeç, banues në Lushnjë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 18.05.2016, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Gjithashtu, po kjo Gjykatë, me vendimin e datës 06.07.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 12 muaj burg për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Shtetasi Selami Kasapi, gjatë viteve 2014-2016, ka qenë me detyrë jurist pranë ZVRPP Lushnjë dhe gjatë kësaj kohe ka shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumentet dhe duke regjistruar pronat në emër të disa personave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco