Shpërndante kanabis, arrestohet 25-vjeçari në Lezhë

Shpërndante kanabis, arrestohet 25-vjeçari në Lezhë

11:01, 27/07/2021
A+ Aa A-

Një 25-vjeçar ka rënë në pranga pasi shiste lëndë narkotike. Në pranga ka rënë 25-vjeçari N.Gj., banues në Mirditë.

Ndërkohë gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar doza me kanabis.

Ja njoftimi i plotë:

Informacion

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Policisë Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike në doza, kanë organizuar punën dhe në lagjen “Gurra” , Lezhë, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin N. Gj., 25 vjeç, banues në Mirditë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco