Shoferin kosovar e mbron avokati i famshëm: Nuk ka thënë që...

Shoferin kosovar e mbron avokati i famshëm: Nuk ka thënë që...

10:40, 27/07/2021
A+ Aa A-

Një gjykatë në Kroaci ka vendosur të lërë në paraburgim për 30 ditë shoferin kosovar, që u arrestua pas aksidentit fatal me 10 viktima.

Shoferi i autobusit u la në burg për 30 ditë nga frika e një arratisje të mundshme.

Sipas gazetës kroate, Dnevnik, shoferi do të mbrohet nga një prej avokatëve më të famshëm kroatë. Igor Cisper tha se ai ka folur me klientin e tij.

“Më vjen keq për atë që ka ndodhur. Do të shohim më tej. Për aq sa kam informacion, ai nuk i ka thënë askujt se ka qenë në gjumë,” tha avokati.

Më tej ai shtoi se shoferi i ka treguar atij se çfarë ka ndodhur realisht, por ai nuk mund të flasë akoma publikisht.

Hetimi do të kryhet në Kroaci, por ekziston mundësia që hetimet të kryhen edhe në Kosovë.

Siç raportoi policia dje, shoferi do të procedohet penalisht për dyshimin e kryerjes së veprës penale “shkaktimi i aksidentit të trafikut në trafikun rrugor”, për të cilin dënimi maksimal është deri në 15 vjet burgim.

Josip Mataija, shef i Shërbimit të Sigurisë në Trafik në Kroaci i tha se tragjedia do të ishte më e vogël nëse udhëtarët do të ishin lidhur me rripin e sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco