Frikë nga arratisja/ Gjykata kroate lë në burg shoferin e autobusit

Frikë nga arratisja/ Gjykata kroate lë në burg shoferin e autobusit

10:27, 27/07/2021
A+ Aa A-

Një gjykatë në Kroaci vendosi 30 ditë paraburgim për shoferin kosovar, që po drejtonte autobusin që u aksidentua të dielën.

Gjykata e arsyetoi vendimin me frikën se shoferi mund të arratisej.

Ndërkohë prokuroria tha se shoferi ishte i lodhur dhe nuk ishte në gjendje të drejtonte autobusin.

Aksidenti fatal i mori jetën 10 personave.

Megjithatë, ekspertët thonë se nuk duhen ngarkuar me faj gjithmonë shoferët. Ata paguhen shumë pak dhe vazhdimisht janë të lodhur.

Sipas ekspertëve, kërkohet një reformë e thellë në këtë drejtim.

Vendi ku ndodhi aksidenti është kthyer në burim përplasjesh të vazhdueshme.

Një shofer tjetër i autobusit humbi jetën pas aksidentit.

Autobusi po udhëtonte nga Frankfurti i Gjermanisë në drejtim të Kosovës.

Mendohet se shoferi i arrestuar kishte dremitur në kohën kur ndodhi përplasja tragjike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco