Kërkon heqjen e sekuestros për makinën, Apeli shtyn në 29 korrik gjyqin për prokurorin Sota

Kërkon heqjen e sekuestros për makinën, Apeli shtyn në 29 korrik gjyqin për prokurorin Sota

10:27, 27/07/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për në 29 korrik seancën për shqyrtimin e kërkesës së prokurorit Maksim Sota, i cili kërkon heqien e sëkuestros së makinës.

Seanca ishte caktuar ditën e sotme por gjykata vendosi ti lërë kohë avokatit të rregullojë prokurën e përfaqësimit.

Makina e prokurorit u sekuestrua pas vendosjes së masës ndaj tij të "arrestit në shtëpi" pasi dyshohet se është blerë nga grupet kriminale.

Sota akuzohet për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës".Ndërkohë që prokuroria e posaçme është duke kryer hetime për anëtarët e tjerë të grupit.

Operacioni u ndërmor në orët e para të mëngjesit të 2 korrikut 2021, me ekzekutimin e 28 urdhërndalimeve në 4 shtete si Itali, Shqipëri e Mali i Zi, ndërsa 10 të tjerë ishin arrestuar më parë.

Mes 38 të arrestuarve është dhe prokurori Maksim Sota dhe Ilirjan Balla, shef i trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco