E komanduar si inspektore pranë ILD-së, KPK e shkarkon nga detyra

E komanduar si inspektore pranë ILD-së, KPK e shkarkon nga detyra

09:52, 27/07/2021
A+ Aa A-

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurores Daniela Sulaj, e cila së fundi ishte komanduar si isnpektore pranë ILD-së. Sulaj u shkarkua për shkak të problemeve me pasurinë.

Ndërkohë, Komisioni i Pavarur i Kaualifikimit e vlerësoi pozitivisht subjektin për sa i përket pastërtisë së figurës.

Sulaj e ka filluar karrierën në vitin 2004 si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Në vitin 2008 ajo është transferuar në Prokurorinë e Tiranës.

Problemet me pasurinë

Probleme në kriterin e pasurisë u evidentuan në transaksionet e kryera për blerjen e një trualli ku më pas është ndërtuar një objekt me dy kate + papafingo + kat nëntokë; për një apartament; gjendjen cash dhe disa makina – gjetje të cilat u kundërshtuan të gjitha nga prokurorja Sulaj.

Relatorja Qirko sqaroi se Sulaj nuk e ka deklaruar në vitin 2003 të drejtat reale mbi truallin me sipërfaqe 226 m2 në Tiranë dhe shtëpinë e ndërtuar aty. Gjithashtu, u konstatuan mospërputhje mes deklarimeve të mëvonshme të subjektit të rivlerësimit për këtë pasuri dhe burimin e krijimit, me faktet e konstatuara gjatë hetimit administrativ.

Me anë të një kontrate premtim-shitje të vitit 2003, bashkëshorti i subjektit ka blerë truallin me sipërfaqe 333 m2 për vlerën 1.9 milion lekë. Qirko shpjegoi se në kontratën e premtim-shitjes është shënuar se çmimi do të ishte i pandryshuar deri në nënshkrimin e kontratës përfundimtare dhe se vlera 1.9 milionë lekë ishte likujduar në 2003-in. Nga hetimi ka rezultuar se kjo vlerë i është paguar shitësit nga llogaria bankare e vëllait të bashkëshortit të prokurores Sulaj.

Në vitin 2004 subjekti e ka deklaruar këtë pasuri në shumën 1 milion lekë – për pjesën takuese 175 m2, ndërsa në kontatën përfundimtare të shitblerjes të vitit 2013, pasi është kryer rivlerësimi, është shënuar vlera 5.7 milionë lekë.

Gjithashtu, ka rezultuar se në kontratën e shitblerjes trualli figuron me sipërfaqe 450 m2. Pasi trualli është regjistruar si pronë e vëllezëve Sulaj në vitin 2013, në 2016-ën është kryer edhe kontrata e përpjesëtimit të kësaj pasurie, ku në emër të bashkëshortit të subjektit ka kaluar sipërfaqja 226 m2.

Qirko konstatoi mospëpruthje të deklarimeve të subjektit, pasi ajo ka pretenduar se pasuria ka qenë në bashkëpronësi mes bashkëshortit të saj dhe vëllait të vogël që jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa veprimet rezultojnë të jenë kryer nga vëllai tjetër që jeton në Shqipëri.

Gjithashtu, u evidentua fakti se Sulaj ka deklaruar se nuk është paguar asnjë vlerë monetare për sipërfaqen shtesë 117 m2. “Është e paqartë përse sipërfaqja e truallit në kontratën e shitblerjes është më e madhe se ajo e kontratës së premtim shitjes së vitit 2003 dhe çmimi është i njëjti”, vërejti Qirko.

Nisur nga këto gjetje, Komisioni konstaton mospërputhje për burimin e pasurisë dhe indicie se në këtë pasuri mund të kenë përkatësi pronësie edhe babai dhe vëllai tjetër i bashkëshortit të subjektit.

Nisur nga fakti se vlera e përcaktuar në kontratën e shitblerjes të vitit 2013 ka qenë në shumën 5.7 milionë lekë; deklarimi i subjektit se në vitin 2003 është shlyer shuma 1.9 milionë lekë dhe se nuk ka pasur pagesa të tjera për truallin, Komisioni ka vlerësuar se vlera e truallit është ajo e rivlerësimit. Sipas Qirkos, nga analiza financiare ka rezultuar se subjekti dhe personi i lidhur kanë qenë në pamundësi për të paguar shumën 5.7 milionë lekë në vitin 2013, pasi rezultojnë me balancë negative 3.4 milionë lekë.

Për shtëpinë janë gjetur dy akt-preventive, një i vitit 2009 dhe tjetri i 2011-ës, që kanë pasur të parashikuar punime në vlerën totale 14.7 milionë lekë. Ndërkohë, nga verifikimi i deklaratave periodike ka rezultuar se Sulaj ka pasqyruar shpenzime për ndërtimin e shtëpisë në shumën 12.4 milionë lekë.

Nga analiza financiare lidhur me shpenzimet për ndërtimin e kësaj banese, ka rezultuar pamundësi vetëm për vitin 2013 në shumën 1.9 milion lekë.

Në seancë u evidentua dhe mungesë etike nga ana e prokurores Sulaj në ndërtimin e shtëpisë pa leje. Sipas Qirkos, prokurorja Sulaj nuk ka kryer asnjë veprim për të nxjerrë leje ndërtimi për këtë objekt dhe se në procesin e legalizimit ka kryer veprime aktive që bien ndesh me etikën e magjistratit.

Sulaj u shpreh se me procedurat për blerjen e truallit ndërtimin e shtëpisë ishin kryer nga bashkëshorti dhe vëllai i tij. Sipas subjektit, ajo kishte qenë në atë kohë e angazhuar me studimet në Shkollën e Magjistraturës dhe kishte sjellë në jetë fëmijën e parë.

Ajo tha se në vitin 2004 ishte deklaruar si vlerë e truallit shuma 1 milion lekë, pasi bashkëshorti kishte kryer shpenzime për pjesën e tij në sistemimin e tokës dhe nisjen e punimeve. Sulaj këmbënguli se në vitin 2003 ishte dakordësuar trualli me sipërfaqe 330 m2, por pasi ishte konstatuar se terreni ishte i vështirë duke rritur kostot e punimeve, ishte negociuar dhe shitësi kishte rënë dakord të shtonte edhe 117 m2.

Sipas subjektit, themelet për të dy shtëpitë ishin ndërtuar jashtë sipërfaqes 330 m2 që në vitin 2003 dhe se ky fakt vërtetonte se sipërfaqea 117 m2 ishte dakordësuar e shtuar në atë periudhë.

Sulaj pretendoi se vlera e deklaruar e pasurisë bazohej vetëm në pjesën e tyre takuese gjatë gjithë viteve dhe se deklarimet, si ato periodike, deklarata veting, ato në ILDKPKI dhe gjatë hetimit në KPK, kishin qenë kositente.

Ajo shtoi se edhe në deklaratën veting ishte pasqyruar e njëjta vlerë e pjesës takuesue të truallit si në vitin 2013, në shumën 5.7 milionë lekë dhe se në ILDKPKI ishte saktësuar se çmimi i blerjes kishte qenë 1.9 milion lekë. “Deklarimet janë në përputhje edhe me ato të shitësit të truallit. Konfirmohet se vlera përfundimtare e paguar ka qenë 1.9 milionë lekë dhe se shuma 5.7 milionë lekë e pasuruar në kontratën e shit-blerjes është ai i rivlerësimit, bazuar në çmimin e referencës”, theksoi Sulaj.

Për mospasqyrimin e të drejtave reale në vitin 2003, ajo tha se kishte qenë deklarimi i parë dhe se nuk ishte kuptuar si duhet prej saj, pasi kishte menduar se duhej të shënonte vetëm pasuritë në pronësi. Sulaj shtoi se e kishte korrigjuar këtë gabim në vitin pasardhës.

Ajo kundërshtoi indiciet për bashkëpronësi edhe të vjehrrit dhe vëllait të tjetër të bashkëshortit, si dhe mospërputhjen e deklarimit të vlerës së investimit për shtëpinë me ato të konstatuara në aktet e preventivit. Sipas saj, veç vlerës 12.4 milionë lekë, deri në  2016-ën janë kryer shpenzime të tjera në shumën 2.5 milionë lekë, por që sipas saj kanë qenë të shpërndara në vite në vlera të vogla dhe prandaj nuk janë deklaruar.

Lidhur me konstatimin për cënimin e tikës, Sulaj tha se një gjë e tillë do të kishte ndodhur nëse do të kishte ndërhyrë në ecurinë e procesit të legalizimit.

Për një apartament me sipërfaqe 71, 5 m2 të blerë në Tiranë me kontratë paraprake të vitit 2001 dhe kontratë përfundimtare të shit-blerjes të vitit 2004, kundrejt çmimit 34 mijë USD, relatorja Qirko vërejti se Sulajt i  janë kërkuar shpjegime për burimin që ka shërbyer për blerjen e kësaj pasurie, si dhe për mospasqyrimin e të drejtës reale mbi këtë pronë në deklaratën fillestare të vitit 2003.

Qirko shpjegoi se bashkëshorti i subjektit të rivlerësimit ka punuar në institucionin financiar NOA, në atë kohë PSHM, dhe kanë nënshkruar një marrëveshje për dhënien e një apartamenti kundrejt një huaje 34 mijë USD që do të shlyhej me qira mujore 224 USD. Sipas saj, në vitin 2004 bashkëshorti i subjektit ka marrë një kredi në shumën 40 mijë euro dhe ka shlyer pjesën e mbetur të huasë në shumën 30 mijë e 500 USD. “Apartamenti është blerë me huanë e marrë nga PSHM që më pas është shlyer me kredinë e marrë në BKT”, theksoi Qirko.

Sulajt theksoi se nuk ka pasur asnjë arsye për mosdeklarimin e huasë nga PSHM, pasi çdo transaksion ishte kryer përmes bankës.

Në vijim Komisioni konstatoi mosjustifikimin e një gjendje cash në shumën 350 mijë lekë të shënuar në deklaratën veting, pasi në dhjetor të 2016-ës nuk është deklaruar gjendje cash.

Sulaj pretendoi se gjendja cash përfaqësonte një pjesë të një vlere 5100 euro të tërhequr në gusht të 2016 për kryerjen e pushimeve, që nuk ishte shpenzuar – si dhe të ardhura nga pagat.

Po ashtu, u evidentua se një kredi e pretenduar nga Sulaj se kishte pretenduar për blerjen e automejti tip Benz në vitin 2004, nuk mund të kishte shërbyer si burimi për kët pasuri pasi kredia ishte disbursuar disa muaj më vonë.

Sulaj tha se kishte dorëzuar prova që vërtetonin se makina ishte blerë pas disbursimit të kredisë, por se gabimisht kishte shënuar se ishte blerë në janar të 2004-ës.

Sulaj këmbënguli se kishte dorëzuar prova dhe shpjegime që vërtetonin se ajo rezultonte me balanca pozitive edhe në vitet kur ishin konstatuar mungesa financiare për krijimin e pasurive.

Profesionalizmi

Sulaj u pyet dhe shpjegoi gjatë lidhur me dy vendime pushimi që kishin pasur si objekt edhe kryerjen e veprimeve hetimore për korrupsionin. Në një rast u konstatua se Sulaj kishte regjistruar procedimin vetëm për “mashtrim”, ndërkohë që kallëzuesi, një shtetas nga Mbretëria e Bashkuar, kishte deklaruar se ortaku shqiptar i kishte dhënë rryfshfet një zyrtari publik në zyrë.

E pyetur nga vëzhguesi ndërkombëtar, Tomçi Petkoviç lidhur me veprimet hetimore që kishte kryer për këtë çështje, Sulaj deklaroi se ajo kishte administruar pamjet dhe regjistrin elektronik për disa ditë, nga ku kishte konstatuar se në zyrën e funksionarit publik kisht hyrë vetëm ortaku i shtetasit të huaj.

Pas këmbënguljes se Petkoviç se nëse e kishte pyetur shtetasin E.D. se përse kishte shkuar në zyrën e funksionarit publik ditën që kishte marrë lekët nga shtetasi i huaj, Sulaj u përgjigj se ata kishin deklaruar se ishin miq, por nuk kishin pranuar se isht dhënë ryshfet.

Sipas Sulajt, shtetasi E.D. kishte pranuar se kishte marrë një shumë lekësh nga shtetasi i huaj dhe i kishte në shtëpi e do t’ia kthente kur ai të shlyente detyrimet që i kishte.

Prokurorja Sulaj tha se nuk ishte provuar që funksionari publik të kishte marrë ryshfet apo të kishte pasur ndikim të paligjshëm. Ajo shtoi se nuk ishte provuar edhe mashtrimi dhe e kishte pushuar çështjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco