VIDEO/ Detaje të reja/ Kokaina në Durrës, skaneri dha shenjën e kuqe, pse u desh shumë kohë që të gjendej droga

VIDEO/ Detaje të reja/ Kokaina në Durrës, skaneri dha shenjën e kuqe, pse u desh shumë kohë që të gjendej droga

09:50, 27/07/2021
A+ Aa A-

I njëjti grup kriminal që trafikoi 137 kg kokainë shtator të 2019 në portin e Durrësit, sasi e cila u zëvëndësua me oriz në atë kohë, dyshohet se është i përfshirë edhe në trafikimin e 2 rasteve të tjera të kapura këtë korrik sipas informacioneve që Fax Neës ka siguruar nga SPAK.

Mësohet se vendi ku është vendosur lënda narkotike, fakti që ështe sjellë nga Ekuadori, dhe sasia e trafikuar tregon se për të realizuar këtë linjë trafiku përveç financimit të madh, kërkon edhe kontakte të shpeshta dhe organizmim mes shitësve në Ekuador dhe blerësve në vendin tonë.

Kokaina e kapur në Durrës në 13 korrik ishte e ndarë në 14 pako, 8 prej të cilave me nga 1.1 kilogramë dhe 6 me nga 4 kilogramë, bashkë me paketimin. Sipas materialeve të referuara në dosjen e SPAK, pakot ishin të mbështjella me natriban dhe ndryshe nga herët e tjera nuk kishin asnjë shenjë.

Kontenieri është kapur nga kontrolli me skaner, por hetuesve iu është dashur goxha kohë deri në gjetjen e lëndës narkotike. Pasi kishin shkarkuar një pjesë të mallit, e kishin kontrolluar pjesën e brendshme, në vendin ku ishte konstatuar me ngjyrë “Red”, te kuqe, agjentët nuk e kanë gjetur. Më pas, nga kontrollet e jashtme, kanë arritur ta gjejnë atë te makineria e kondicionerit.

Pikërisht kjo vendosje, si dhe fakti që ishte dërgesë e porositur nga Alba Ekzotik Fruit, çoi Prokurorinë e Durrësit të shpall moskompetencën. Dosjet janë bashkuar nga Spak dhe po hetohen në një të vetme, kjo për shkak se në te dyja rastet trafiku është bere nga e njëjta kompani. Megjithatë, hetuesit nuk kanë asgjë konkrete në dorë, për zbardhjen e emrave të tjerë të implikuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

WHAT?27/07/2021 10:11

pERSE NUK E LEJN TE SHKOJ DROGA DERI NE DESTINACION DHE TI ARRESTOJNE NE FLAGRANCE. NUK JANE AQ TE ZGJUAR BARBONAT . RRJEDHIN NGA FAMILJE TE PA SHKOLLUARA INJORANTE CA PRET TE DALIN QEROSAT ME KOKEN BOSH.

Shto koment

Denonco