Tenderi abuziv me uniformat e policisë,  ja kur zhvillohet seanca në GJKKO

Tenderi abuziv me uniformat e policisë, ja kur zhvillohet seanca në GJKKO

09:22, 27/07/2021
A+ Aa A-

Edlira Naqellari dhe 8 te hetuarit e tjerë për tenderin abuziv, me uniformat e Policisë së Shtetit kanë ankimuar vendimin që i la në burg dhe do të dalin para Gjykatës së Posaçme të Apelit në 30 korrik.

Zyrtarët kanë apeluar masat e sigurisë lënë në fuqi në Shkallë të Parë duke kërkuar zbutje të tyre, me argumentin se nuk ka kushte ligjore për të qëndruar në burg.

9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme akuzohen nga SPAK për shkelje te barazisë në tender, pasi ka dyshime për shkelje të rënda në tenderin prej 2.8 miliardë lekë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco