Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

VIDEO - Hetimet/ 12 mijë euro për të liruar një të burgosur, SPAK do çojë për gjykim dosjen e gjyqtares

VIDEO - Hetimet/ 12 mijë euro për të liruar një të burgosur, SPAK do çojë për gjykim dosjen e gjyqtares

08:14, 27/07/2021
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe 8 të hetuarit e tjerë të dosjes së korrupsionit në burgje dhe pritet që ti komunikojë akuzat zyrtare dhe kërkojë gjykimin e të pandehurve në Gjykatën e Posaçme.

Enkeleida Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku duke bashkëpunuar sipas SPAK, edhe me persona të tjerë të implikuar ne dosje, janë përfshirë në nje skemë kriminale të favorizimit dhe lirimit të të burgosurve nga Gjykata e Krujës.

Vlerat monetare që jepeshin nga të burgosurit, nëpërmjet familjarëve të tyre shkonin deri në 12 mijë euro, ndërsa SPAK ka të provuar dy raste të korrupsionit me këtë skemë. Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme janë një sërë përgjimesh dhe vëzhgimesh ambientale që implikojnë të hetuarit, ndërsa vetë të akuzuarit kanë mbajtur qëndrim mohues.

SPAK do të çojë në gjykim dosjen për akuzën e "Korrupsionit pasiv" dhe "Korrupsionit aktiv" të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco